Një gabim teknik që ndodhi në një pompë derivatesh në Sursee të Zvicrës, ka bërë që zviceranët t’i gëzohen një rënie çmimi të naftës, madje, për më shumë se 100%.
Kjo se, në vend që të vendosej çmimi i 2.52 franga për një litër naftë, teknikisht u vendos çmimi 1.31 franga.
E kjo gjë ka bërë që të krijohen kolona të gjata të pritjeve të shoferët, të cilët erdhën t’i mbushin rezervarët e tyre plotë, shkruan 20Minuten, transmeton Telegrafi.
Madje, në Sursee erdhën edhe prej vendeve tjera, kur dëgjuan se çmimi i naftës ka “rënë për tokë”.
Kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur një gabim i tillë teknik në pompa të Zvicrës, por kësaj radhe nuk raportoi askush se diçka nuk po shkonte mirë, siç ndodhte paraprakisht.
Megjithatë, gabimi më pas u korigjua dhe gjithçka u kthye në normalizim dhe pompa nuk është se kishte humbje të mëdha financiare./Telegrafi/