Të ngrënit jashtë, në restaurante apo lokale të ndryshme, padyshim që i kushton xhepit dhe jo çdokush e praktikon një rutinë të tillë.
Mirëpo, tashmë janë bërë edhe të ditura shtetet, në të cilat ushqimi jashtë shtëpie kushton “një mal” me para.
Një informacion i tillë, ka qenë i mirë se ardhur për turistët që vizitojnë shtetet e ndryshme të Evropës, shkruan Waston, transmeton Telegrafi.
Si vendi më i shtrenjtë është Zvicra, ku një vakët i thjeshtë kushton rreth 31 dollarë amerikan, apo afër 28 franga.
Kurse, si vendi më i lirë është Austria, me një vakët prej 18 dollarësh.
Lista e plotë e shteteve, nga më e shtrenjta, deri të më e lira:
1.Zvicër: 31.20 dollarë amerikanë
2.Norvegjia: 23.60 dollarë amerikanë
3.Danimarka: 23.43 dollarë amerikanë
4.Belgjikë: 23.36 dollarë amerikanë
5.Holanda: 23.36 dollarë amerikanë
6.Irlanda: 23.35 dollarë amerikanë
7.Mbretëria e Bashkuar: 21.82 dollarë amerikanë
8. Italia: 20.19 dollarë amerikanë
9. SHBA: 20 dollarë amerikanë
10. Austria: 18.68 dollarë amerikanë.
Ndërsa, jashtë Evropës, ekzistojnë disa shtete të cilat kanë çmimet më të lira, për të ngrënë një vakët mesatar ushqimor.
E nga këto vende në botë, me i liri është Bangladeshi me vaktin prej 1.63 dollarë, kurse, më i shtrenjti është Sri Lanka me 2.88 dollarë.
1.Bangladeshi: 1.63 dollarë amerikanë
2.Indonezi: 1.70 dollarë amerikanë
3.Bolivia: 1.73 dollarë amerikanë
4.Nigeria: 1.85 dollarë amerikanë
5.Vietnami: 1.91 dollarë amerikanë
6.Nepali: 1.96 dollarë amerikanë
7.India: 2.09 dollarë amerikanë
8.Pakistani: 2.16 dollarë amerikanë
9.Algjeria: 2.72 dollarë amerikanë
10. Sri Lanka: 2.88 dollarë amerikanë
Këto të dhënat u morën më 24 gusht 2026. /Telegrafi/