BALFIN Group ka kontribuar me 135,1 milionë euro në taksa gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, duke shënuar një rritje prej 9,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Shifra është bërë publike nga vetë Grupi përmes një postimi në rrjetet sociale dhe tregon një rritje të kontributit fiskal të kompanive të BALFIN në ekonomitë ku ato ushtrojnë aktivitetin.
Kontributi prej 135,1 milionë eurosh përbën një hyrje të drejtpërdrejtë në buxhetet publike të vendeve ku operon Grupi. Përtej aktivitetit tregtar dhe investimeve, kompanitë kontribuojnë kështu në financimin e shërbimeve publike dhe në të ardhurat fiskale të ekonomive vendase.
Rritja e taksave të paguara me 9,5% në një vit lidhet me zgjerimin e aktivitetit të kompanive të Grupit, zhvillimin e bizneseve ekzistuese dhe praninë në tregje të reja. Kjo e vendos kontributin fiskal si një nga treguesit konkretë të peshës ekonomike që aktiviteti i Grupit gjeneron në tregjet ku është i pranishëm.
BALFIN Group thekson se rritja e biznesit shkon paralelisht me kontributin në ekonomitë dhe komunitetet lokale. Grupi vijon të zgjerojë aktivitetin e tij ndërkombëtar, ndërsa investimet në sektorë të ndryshëm synojnë krijimin e vlerës afatgjatë.
Me aktivitet në disa vende dhe në sektorë si retail-i, pasuritë e paluajtshme, shërbime financiare, menaxhimi i aseteve, turizmi, etj. Me mbi 5,000 të punësuar drejtperdrejtë dhe mbi 15,000 të tjerë në aktivitete ngushtësisht të lidhur me kompanitë e Grupit, aktiviteti i BALFIN gjeneron kontribut ekonomik përmes taksave, punësimit, investimeve dhe zhvillimit të bizneseve në tregjet ku operon.