Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka evidentuar 10 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit gjatë kontrolleve të zhvilluara këtë javë në tri komuna.
Sipas kompanisë, gjashtë lidhje të paautorizuara janë evidentuar në Prizren, dy në Suharekë dhe dy të tjera në Dragash.
KRU “Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se kontrollet në terren do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.
Sipas kompanisë, qëllimi i këtyre kontrolleve është mbrojtja e rrjetit të ujësjellësit dhe sigurimi i ofrimit të rregullt të shërbimeve për të gjithë konsumatorët.
“Kontrollet në terren do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim mbrojtjen e rrjetit të ujësjellësit dhe ofrimin e shërbimeve të rregullta për të gjithë konsumatorët”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor”. /Telegrafi/