Dera që shihni në fotografi ndodhet në manastirin e famshëm portugez të Alcobaçës. Bëhet fjalë për një prej shtatë “mrekullive të Portugalisë” dhe një vend nën mbrojtjen e UNESCO-s.
Historia e kësaj dere të pazakontë nis në shekullin XVIII, kur priftërinjtë që jetonin në manastir, le ta themi me butësi, kishin krijuar një zakon për të shijuar ushqimin.
Pasi drejtuesit e manastirit vunë re se banorët po shtonin në peshë, u vendos një rregull i thjeshtë: vaktet ditore duhej të konsumoheshin në kuzhinën e manastirit, ndërsa në të mund të hyhej vetëm përmes derës që shihet në fotografi.
Dera është rreth dy metra e lartë, por vetëm 32 centimetra e gjerë.
Ajo shërbente si një lloj “diete”, pasi ata që ishin shumë të shëndoshë dhe nuk mund të kalonin përmes saj nuk kishin qasje në ushqim derisa të humbnin disa kilogramë. /Telegrafi/