KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rasti “Pulse”, Dejan Jovanovit i vazhdohet masa e paraburgimit për 30 ditë

Rasti “Pulse”, Dejan Jovanovit i vazhdohet masa e paraburgimit për 30 ditë

D.J. nga Koçani, i akuzuari i parë në rastin “Pulse”, është dënuar me një masë të re paraburgimi prej 30 ditësh, njoftojnë nga Gjykata Themelore Penale në Shkup.

Gjykatësi i procedurës paraprake e pranoi propozimin e prokurorit publik nga Prokuroria Publike për ndjekjen penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit, pasi i dyshuari foli në prani të avokatit të tij mbrojtës dhe u shqyrtuan faktet dhe provat e bashkangjitura propozimit.

Paraburgimi u urdhërua për shkak të rrezikut të arratisjes, si dhe për shkak të frikës së bazuar se i dyshuari mund të pengonte hetimin duke ndikuar te dëshmitarët.

Masa e re fillon të zbatohet më 3 tetor 2026, pasi D.J. aktualisht është në paraburgim në rastin që lidhet me zjarrin në diskotekë “Pulse”.

Në hetimin e sapohapur, D.J. dyshohet për veprën penale të “dhënies së ryshfetit”, sipas nenit 358 paragrafi 1 të Kodit Penal./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.