KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Procedohet penalisht Adrian Hila – Prokuroria e akuzon për veprën penale “Ndërhyrje e padrejtë në jetën private”

Procedohet penalisht Adrian Hila – Prokuroria e akuzon për veprën penale “Ndërhyrje e padrejtë në jetën private”

Kompozitori Adrian Hila është proceduar penalisht në gjendje të lirë lidhur me çështjen e videove intime që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet.

Sipas A2 CNN, materialet për rastin janë referuar në Prokurori për veprën penale “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.

Procedimi penal ndaj Hilës lidhet me vendosjen e kamerave në banesë, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar se kush i ka shpërndarë më pas materialet e regjistruara.

Pra, ndërsa për vendosjen e kamerave ndaj kompozitorit është ndërmarrë procedimi penal, hetimet për publikimin dhe shpërndarjen e videove vijojnë për të identifikuar personin ose personat përgjegjës.

Çështja ka nxitur reagime të shumta në ditët e fundit, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e regjistrimit dhe mënyrën se si materialet private kanë përfunduar në internet. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.