Inspektorati i Komunës së Kamenicës ka intensifikuar kontrollet në terren, me fokus në ndërtimet pa leje dhe mbrojtjen e mjedisit.
Sipas njoftimit të Komunës, kontrollet do të përqendrohen veçanërisht te ndërtimet pa leje, me vëmendje të shtuar ndaj shtëpizave malore.
Po ashtu, inspektorët do të ndërmarrin kontrolle për parandalimin e ndotjes së mjedisit nga bizneset dhe personat fizikë.
Komuna ka paralajmëruar masa ndëshkuese për ata që nuk i respektojnë kërkesat ligjore.
“Shkelësit që nuk i respektojnë kërkesat ligjore do të përballen me masa ndëshkuese dhe gjoba, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.
Në fund, Inspektorati u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të respektojnë dispozitat ligjore dhe të kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit.
“Respekto ligjin! Ruaje mjedisin!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Kamenicës. /Telegrafi/