Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kishte nderin që të takonte për herë të parë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump.
Kurti në një postim në Facebook shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës.
Lexoni të plotë postimin:
Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kisha nderin që të takoj për herë të parë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald J. Trump.
E falënderova për ngritjen e valës së investimeve në mbrojtje në NATO, ku edhe Kosova duhet të anëtarësohet.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës. /Telegrafi/