Coca-Cola HBC Kosova ka mbështetur një iniciativ të rëndësishme për ndërgjegjësimin mjedisor dhe vullnetarizmin, të organizuar nga Let’s Do It Kosova me rastin e Ditës Botërore të Pastrimit 2026, duke vazhduar bashkëpunimin me këtë organizatë për angazhimin e komuniteteve lokale, promovimin e menaxhimit të përgjegjshëm të mbeturinave dhe krijimin e hapësirave të përbashkëta më të pastra në mbarë Kosovën.
Aktiviteti mblodhi së bashku më shumë se 500 pjesëmarrës nga shoqëria civile, institucionet publike, shkollat, bizneset dhe komuniteti i gjerë, duke vënë në pah rëndësinë e veprimit të përbashkët.
Mbështetja e komuniteteve lokale është një pjesë e rëndësishme e planeve të Coca-Cola HBC Kosova për të qenë një “Neighbour of Choice” – fqinj i besueshëm dhe i preferuar. Po ashtu, përmes angazhimit të punonjësve në nisma si Dita Botërore e Pastrimit dhe bashkëpunimit me partnerët lokalë, kompania synon të krijojë vlerë të përbashkët dhe të kontribuojë pozitivisht në komunitetet ku operon.
“Progresi kuptimplotë fillon me partneritetin, pjesëmarrjen e komunitetit dhe ndjenjën e përbashkët të përgjegjësisë. Në Coca-Cola HBC Kosova besojmë se nisma të tilla si Dita Botërore e Pastrimit tregojnë se çfarë mund të arrihet kur bizneset, institucionet, organizatat e shoqërisë civile dhe qytetarët bashkohen rreth një qëllimi të përbashkët. Duke punuar së bashku, mund të ndihmojmë në rritjen e ndërgjegjësimit për menaxhimin e përgjegjshëm të mbeturinave, të inkurajojmë sjellje pozitive ndaj mjedisit dhe të kontribuojmë për komunitete lokale më të pastra. Këto bashkëpunime janë gjithashtu pjesë e rëndësishme e ambicies sonë për të qenë një fqinj i besueshëm dhe i preferuar në Kosovë”, tha Marigona Ujkani, Menaxhere për Çështje Rregullatore dhe Publike në Coca-Cola HBC Kosova.
Ajo theksoi se: “Mbetemi të përkushtuar për të punuar me partnerët dhe komunitetet tona në mbështetje të nismave që krijojnë ndikim pozitiv dhe afatgjatë për njerëzit, mjedisin dhe shoqërinë.”
Nisma gjithashtu përforcon rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve, shoqërisë civile, institucioneve publike dhe qytetarëve në adresimin e sfidave mjedisore dhe kontributin për komunitete më të pastra dhe më të qëndrueshme në Kosovë.
Për më shumë informacion rreth Coca-Cola HBC, vizitoni faqen zyrtare të Coca-Cola HBC, ndërsa për Coca-Cola HBC Kosova vizitoni faqen zyrtare për Kosovën.