Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka njoftuar se protesta do të mbahet sonte për të 17-tën natë me radhë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, por me ndryshim të orarit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haziri ka bërë të ditur se nga sonte protesta do të nisë në orën 19:00.
“KUJDES – NGA SONTE NDRYSHON ORARI! ORA 19:00. Sheshi ‘Skënderbeu’”, ka shkruar Haziri.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë edhe në protestën e radhës.
“17 net rresht. Për UÇK-në. Për drejtësi. Shihemi sonte në ora 19:00!”, ka shkruar Haziri. /Telegrafi/