Kanë mbetur edhe tetë ditë deri në koncertin e parë të Rame Lahajt me “PASSION & ORIGIN”, turneu ndërkombëtar që do ta çojë tenorin kosovar në disa qytete të diasporës.
Më 10 tetor, Lahaj do të ngjitet në skenën e Kongresshaus Zürich së bashku me ARMA Ensemble. Programi sjell në një koncert këngën shqiptare krahas repertorit italian, francez dhe muzikës së filmit.
Pas Zürichut, turneu vazhdon në Düsseldorf më 30 tetor dhe në Vjenë më 8 nëntor, ndërsa më 13 dhjetor mbërrin në Toronto. Data të tjera pritet t’i shtohen turneut në vijim.
“PASSION & ORIGIN” është ndërtuar rreth lidhjes së Lahajt me muzikën shqiptare dhe repertorit që ka shoqëruar rrugëtimin e tij artistik, me synimin për ta sjellë këtë program para publikut shqiptar në diasporë.
10 tetor 2026 | 20:00
Kongresshaus Zürich – Kongresssaal
Biletat: https://ticketmaster.ch/event/725505631