Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të sulmit ndaj personit zyrtar në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur më 01.10.2026 – 18:20.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti ka sulmuar dy zyrtarë policorë në kryerje të detyrës zyrtare. Incidenti dyshohet se ka ndodhur kur zyrtarët policorë po e legjitimonin një person tjetër që ishte në një veturë, e që kishte rastisur të jetë i afërm i të dyshuarit”, thuhet në raportin policor.
Policia njofton tutje se gjatë incidentit në vendin e ngjarjes, ka ardhur edhe një person tjetër i cili ka penguar njësinë policore dhe ka tentuar ta ndihmojë personin e dyshuar të largohet nga vendi i ngjarjes.
Lidhur me rastin përveç njësive policore është njoftuar edhe IPK-ja.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/