Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të dyshuar të “hyrjes në sistemet kompjuterike”, pasi një qytetar ka raportuar se nga llogaria e tij bankare janë tërhequr para nga persona të dyshuar.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar nga një mashkull kosovar në Mitrovicë të Veriut.
“Me autorizim të prokurorit, është inicuar rasti i lartëcekur, pasi që ankuesi mashkull kosovar kishte raportuar se nga llogaria e tij bankare nga person/a të dyshuar janë tërhequr një shumë e të hollave”, thuhet në raportin policor.
Rasti është iniciuar më 1 tetor 2026, ndërsa sipas Policisë, hetimet po vazhdojnë.
“Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore”, thuhet në raport. /Telegrafi/