Dyshohet për një mjet shpërthyes në Prishtinë Policia ka evakuuar qytetarët në një pjesë të Prishtinës pas raportimit për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Rrustem Hyseni”.
Zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana, ka deklaruar se njësitet përkatëse janë angazhuar për trajtimin e informatës.
“Rreth orës 17:00, kemi pranuar një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Rrustem Hyseni”, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Për detaje të tjera ju njoftojmë me kohë”, deklaroi Pllana.