KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohet në Viti i dyshuari për armëmbajtje pa leje

Arrestohet në Viti i dyshuari për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje, gjatë një kontrolli të realizuar në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij në fshatin Kabash të Vitisë.

Sipas njoftimit të Policisë, më 1 tetor 2026, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, në bashkëpunim me autoritetet kompetente dhe në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore, ka realizuar kontrollin në pronën e të dyshuarit.

Kontrolli është kryer nën dyshimin për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjate kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale për gjykatën; një (1) armë e gjatë automatike e llojit AK 47, dy (2) karikator të armës AK 47 më dyzet e shtatë (47) fishekë të kalibrit 7.62x39mm, një (1) palë dylbi, dyzet e një (41) copë fishekë të kalibrit 9×19 mm, njëzet e katër (24) copë fishekë të kalibrit 7.62×39 mm, tre (3) boksa metali, një (1) palë pranga, një (1) çelës për pranga dhe një (1) brisk dhe tre (3) fishekë të kalibrit 7.65×17 mm.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.