SPB Tetovë njofton të gjithë qytetarët, e në veçanti banorët e Komunës së Zhelinës që jetojnë në afërsi se do të realizohen stërvitje të rregullta vjetore me armë zjarri nga pjesëtarët e policisë së Tetovës dhe Gostivarit.
“Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njofton opinionin se më 02, 05, 08, 15, 16, 18, 19, 25.10.2026 dhe më 01.11.2025 në qendrën eghuajtjes në shënjestër “Erebinë” do të realizohen gjuajtje me armë zjarri, aktivitet i cili kryhet çdo vit me pjesëtarët e policisë së Tetovës dhe Gostivarit.
SPB Tetovë informon banorët e Komunës së Zhelinës, të cilët jetojnë në afërsi, që të jenë në dijeni për këto aktivitete me qëllim që të mos krijohet panik”, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/