KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gashi para studentëve: Integrimi i Maqedonisë së Veriut është procesi që duhet të sjellë përfitime konkrete për qytetarët

Gashi para studentëve: Integrimi i Maqedonisë së Veriut është procesi që duhet të sjellë përfitime konkrete për qytetarët

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mbajti fjalim para delegacionit prej 36 studentë ndërkombëtarë në studimet pasuniversitare nga Departamenti i Transformimit dhe Integrimit Evropian në Kolegjin e Evropës – Kampusi i Tiranës, nga 19 vende evropiane, të cilët po qëndrojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut në kuadër të vizitës studimore.

Në fjalim, Gashi theksoi se integrimi evropian i Republikës së Maqedonisë së Veriut është përcaktimi afatgjatë dhe strategjik, por edhe procesi që duhet të sjellë përfitime konkrete për qytetarët.

“Kryetari Gashi u ndal edhe te kompleksiteti i procesit të aderimit. Theksoi se nga Samiti i Selanikut në vitin 2003, i cili konfirmoi perspektivën e qartë evropiane të vendeve të rajonit sapo të përmbushen kushtet dhe kriteret e nevojshme, kanë kaluar 23 vjet dhe duke pasur parasysh rrethanat e ndryshuara, e vlerësoi zgjerimin e BE-së sot si çështje sigurie dhe stabiliteti. E theksoi edhe rëndësinë e vlerësimit të kompromiseve, duke kujtuar se vendi e ndryshoi emrin me qëllim të integrimit euroatlantik, por hapja e kapitujve për anëtarësim në BE mungoi”.

“Theksoi më tej edhe rëndësinë e përfundimit të detyrave të brendshme të vendeve kandidate, përkatësisht përmbushjen e agjendës së reformave dhe zbatimin e reformave në fushat e tilla si sundimi i ligjit, kapitali njerëzor, tranzicionet digjitale dhe të gjelbra dhe ekonomia si themele për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe afrimin me standardet evropiane. Lidhur me Kuvendin, përsëriti angazhimin e tij për një Dhomë Ligjvënëse të hapur, si dhe për zbatimin e standardeve më të larta në mënyrë që t’u përgjigjet më së miri nevojave të qytetarëve”, thonë në njoftim nga kabineti i Gashit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.