KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tentoi të kishte raport intim me një dhi, arrestohet një person në Saksoni të Gjermanisë

Tentoi të kishte raport intim me një dhi, arrestohet një person në Saksoni të Gjermanisë

Një vizitë në një strehë kafshësh në Saksoni të Gjermanisë i kushtoi me arrestim.

Një person, që po raportohet se është me probleme mendore, ka pasur disa kërkesa për punonjësit e kësaj strehe, të cilët më pas u detyruan që ta thërrisnin policinë.

Sipas 20 Minuten, personi në fjalë fillimisht u kërkoi atyre që t’ia sillnin një dhi për ta prerë dhe për ta ngrënë, mirëpo, kur iu shpjegua që kafshët janë të mbrojtura me ligj, vizitori e ndryshoi menjëherë kërkesën, transmeton Telegrafi.

Ai tha se donte të rrinte “vetëm” me një dhi, madje kërkoi 30 minuta kohë për këtë gjë.

Mirëpo, më pas u kuptua se qëllimi i personit në fjalë ishte një raport intim me dhinë, mirëpo, me intervenimin e stafit dhe policisë, kjo gjë nuk u mundësua.

Menjëherë pasi rasti u raportua në mediat sociale, ndjekësit shprehën pakënaqësitë e tyre për sigurinë e kafshëve dhe falënderuan stafin për vigjilencë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.