Tetori njihet në të gjithë botën si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit dhe shëndetin e gruas. Nën moton se “Zbulimi i hershëm është mbrojtja më e mirë”, spitali i njohur United Hospital në Prishtinë ka lansuar një fushatë të fuqishme vetëdijesuese, duke ofruar pako të kompletuara mjekësore me çmime promo gjatë të gjithë muajit.
Sëmundjet e gjirit dhe ato gjinekologjike shpesh zhvillohen pa dhënë asnjë simptomë në fazat e para. Mjekët specialistë në United Hospital bëjnë thirrje që asnjë grua të mos presë shfaqjen e dhimbjeve apo shqetësimeve për të kryer një kontroll rutinë.
Pakoja e zbulimit të hershëm për kancerin e gjirit – Vetëm 30€
Për t’i bërë ekzaminimet jetike sa më të qasshme për secilën grua, United Hospital ka krijuar pakon speciale për shëndetin e gjirit nën kujdesin e specialistit të njohur Dr. Mr. Sci. Saudin Maliqi.
Kjo pako përfshin një kontroll të detajuar diagnostikues:
- Vizitë specialistike me mjekun
- Ultratingulli i gjirit (Ekografia)
- Analizat laboratorike: Eritrosedimenti, Gjak komplet (Hemogram) dhe markeri tumoral CA 15-3
Nga një çmim i rregullt, kjo pako ofrohet për vetëm 30 Euro gjatë të gjithë muajit Tetor!
Kujdes i plotë për shëndetin e gruas: Pakoja gjinekologjike me zbritje (50€)
Krahas shëndetit të gjirit, vëmendje e veçantë po i kushtohet edhe parandalimit dhe kontrollit gjinekologjik. Nën kujdesin e ekipit ekspert gjinekologjik, Dr. Flora Belegu Spahija dhe Dr. Sebajdin Gjini, pacientet mund të kryejnë një kontroll të tërësishëm rutinë.
Pakoja gjinekologjike përmban:
- Vizitë mjekësore gjinekologjike
- Echo Gjinekologjike
- PAP Test
- Strisho Vaginale & Strisho Cervikale
Kjo pako e kompletuar gjinekologjike ofrohet me zbritje nga 79€ në vetëm 50€!
Mos prit simptomat – dhuroji vetes siguri!
Zbulimi i hershëm jo vetëm që lehtëson trajtimin, por mbron cilësinë e jetës dhe ruan shëndetin tuaj të plotë. Tetori Rozë është reminder-i ideal për çdo grua, nënë, motër e vajzë që të prioritizojë veten!
Rezervoni terminin tuaj sot në United Hospital:
Telefon: 046 60 70 70
Adresa: M2 Prishtinë-Ferizaj Km7, Prishtinë-Kosovë.