Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore në orët e paradites në Debrecen, duke mbyllur përgatitjet para përballjes së sotme me Izraelin në Ligën e Kombeve.
Dardanët kanë kryer sot (e enjte) përgatitjet e fundit para ndeshjes ndaj Izraelit, e cila do të zhvillohet në “Nagyerdei Stadion” të Debrecenit të Hungarisë.
Sipas njoftimit të fundit të Federatës së Futbollit të Kosovës, ekipi përfaqësues ka zhvilluar një stërvitje të lehtë, me futbollistët që tashmë e kanë kthyer të gjithë fokusin te sfida e sotme.
Pas kësaj seance, përgatitjet e Kosovës për ndeshjen janë përmbyllur, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda dhe futbollistët e tij tashmë presin momentin e fillimit të takimit.
Kosova do të përballet me Izraelin sonte nga ora 20:45, në kuadër të Grupit 3 të Ligës B në Ligën e Kombeve.
Dardanët synojnë të marrin rezultat pozitiv në Debrecen dhe të vazhdojnë garën për një pozitë sa më të mirë në grup, pas humbjes nga Austria. /Telegrafi/