KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Odegaard në skuadrën e Norvegjisë për Uellsin, pavarësisht shqetësimit në kyç

Odegaard në skuadrën e Norvegjisë për Uellsin, pavarësisht shqetësimit në kyç

Martin Odegaard është përfshirë në listën prej 23 lojtarësh të Norvegjisë për ndeshjen e së enjtes ndaj Uellsit në kuadër të Ligës së Kombeve, pavarësisht shqetësimit të fundit me kyçin e këmbës.

Kapiteni i Arsenalit u dëmtua pas një ndërhyrjeje të vonshme nga Bernardo Silva gjatë humbjes së Norvegjisë ndaj Portugalisë.

Odegaard u largua nga fusha duke çaluar dhe ishte i revoltuar me ndërhyrjen, të cilën e cilësoi si një veprim që “nuk ka vend në një fushë futbolli”.

Kontrollet mjekësore kanë konfirmuar se nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim serioz.

Megjithatë, trajneri i Norvegjisë, Stale Solbakken, ka bërë të ditur se vendimi për aktivizimin e mesfushorit do të merret vetëm pas testeve të fundit.

“Do të doja të thoja po, por nuk e di. Çështja është nëse ai është 100 për qind. Nëse ndihet në gjendje të luajë me këtë shqetësim”, deklaroi Solbakken.

Pavarësisht situatës, nuk ka plane që Odegaard të largohet më herët nga grumbullimi dhe të rikthehet te Arsenali.

Nëse nuk shfaqen probleme të reja, 27-vjeçari pritet të qëndrojë me Norvegjinë edhe për ndeshjen e së dielës ndaj Portugalisë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.