Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka arritur në Presidencën e Kosovës, ku është pritur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm gjatë pritjes zyrtare të Von der Leyen në oborrin e Presidencës.
Takimi mes Haxhiut dhe Von der Leyen ishte paraparë të niste më herët, por presidentja e Komisionit Evropian ka arritur me rreth 40 minuta vonesë.
Pas takimit në Presidencë, Von der Leyen pritet të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Në përfundim të takimit me Kurtin, të dy zyrtarët pritet të mbajnë konferencë për media, ku pritet të flasin për çështjet e diskutuara dhe zhvillimet në raportet mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian./Telegrafi/

