Një shqiptar është arrestuar në Gjermani, pasi, u gjet duke punuar pa dokumente pune.
Gjatë një kontrolli në një kantier ndërtimi në rrethin e Göttingenit, zyrtarët identifikuan një shtetas shqiptar, i cili, sipas autoriteteve, po punonte pa lejen e nevojshme të qëndrimit dhe punës në Gjermani.
Mirëpo, pas kontrollit të tërësishëm, u zbulua se ndaj shqiptarit në fjalë kishte edhe një urdhërarrest, për përdorim dhe përfshirje me lëndë narkotike, duke bërë kështu që të shoqërohej për në stacionin policor.
E pos shqiptarit, doganierët kapën edhe një shtetas moldav, i cili ishte pa dokumente pune, transmeton Telegrafi.
Përveç punonjësve, për intervistë në stacionin policor të kësaj zone do të paraqiten edhe punëdhënësit e tyre.
Ndërkaq, për shtetasin shqiptar, përveç procedurave që lidhen me urdhrin e arrestimit, pritet të ketë edhe pasoja në aspektin e qëndrimit në Gjermani. Autoritetet e migracionit do të shqyrtojnë masat e mëtejshme lidhur me statusin e tij të qëndrimit në vend./Telegrafi/