KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Gërvalla kërkon sqarime për projektin e impiantit në Kryshec

Gërvalla kërkon sqarime për projektin e impiantit në Kryshec

Asamblisti i Partisë Guxo në Pejë, Ardit Gërvalla, ka kërkuar sqarime nga kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, lidhur me projektin për ndërtimin e impiantit në Kryshec.

Gërvalla ka pretenduar se projekti më 14 shtator ka qenë i përfshirë në draftbuxhet, por pa mjete financiare të planifikuara, ndërsa më 23 shtator, sipas tij, është larguar tërësisht nga Projektbuxheti Final 2027–2029.

“Më 14 shtator, projekti figuron në draftbuxhet, por pa mjete financiare të planifikuara, ndërsa më 23 shtator është larguar tërësisht nga Projektbuxheti Final 2027–2029”, ka shkruar Gërvalla.

Ai ka përmendur edhe deklaratat e mëhershme të kryetarit Muhaxheri, për të cilat ka thënë se projekti ishte drejt përfundimit.

“Kryetari Gazmend Muhaxheri deklaronte se projekti ishte drejt përfundimit!”, ka shkruar ai.

Sipas Gërvallës, çështjen e ka ngritur edhe në seancën e Kuvendit Komunal, por thotë se nuk ka marrë përgjigje.

Ai ka kërkuar nga Muhaxheri të sqarojë se çfarë ka ndodhur me projektin, sa mjete janë shpenzuar deri më tani dhe pse nuk janë planifikuar mjete për përfundimin e tij.

“Kryetar, ku mbeti projekti, sa para janë shpenzuar dhe pse nuk është paraparë buxhet për përfundimin e tij?”, ka pyetur Gërvalla.

“Qytetarët meritojnë përgjigje!”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.