Kosova rikthehet në fushë për ndeshjen e tretë në Grupin B3 të Ligës së Kombeve, ku përballë do ta ketë Izraelin në “Nagyerdei Stadion” të Debrecenit.
Kjo do të jetë përballja e tretë mes Kosovës dhe Izraelit. Një ndeshje ka përfunduar baras, ndërsa një tjetër Kosova e fitoi 1-0 me golin e Milot Rashicës.
Aktualisht, Kosova renditet e dyta në grup me tri pikë, ndërsa Izraeli është në pozitën e fundit dhe nuk ka asnjë pikë.
Telegrafi do t’ju mbajë të informuar minutë pas minute rreth kësaj ndeshjeje.
01/10/2026 10:33- Dita e ndeshjes: Kosova synon rikthimin te fitoret ndaj Izraelit

Kosova rikthehet në fushë për ndeshjen e tretë në Grupin B3 të Ligës së Kombeve, ku përballë do ta ketë Izraelin në “Nagyerdei Stadion” të Debrecenit.
“Dardanët” e nisën kampanjën me fitore 1-0 ndaj Republikës së Irlandës, por tri ditë më vonë pësuan 3-1 nga Austria.
Me tri pikë në dy ndeshje, Kosova aktualisht renditet e dyta në grup, pas Austrisë që ka gjashtë pikë.
01/10/2026 10:32- “Kosova është një ekip i shkëlqyer” – kapiteni i Izraelit vlerëson Dardanët

Kapiteni i Izraelit, Eli Dasa, ka vlerësuar lart Kosovën para përballjes së së enjtes në Ligën e Kombeve, ndërsa ka pranuar se kritikat ndaj përfaqësueses së tij pas dy humbjeve të para janë të justifikuara.
Dassa u paraqit të mërkurën në konferencën për shtyp së bashku me përzgjedhësin Ran Ben Shimon, në prag të ndeshjes me Kosovën që zhvillohet të enjten nga ora 21:45 në Debrecen të Hungarisë.
Izraeli e ka nisur në mënyrën më të keqe këtë edicion të Ligës së Kombeve, duke pësuar dy humbje në dy ndeshjet e para dhe tani është në kërkim të pikëve të para.
01/10/2026 10:31- Pritet revolucion në formacionin e Izraelit, përzgjedhësi Shimon pritet të bëjë pesë ndryshime ndaj Kosovës

Kombëtarja e Izraelit pritet të bëjë ndryshime të mëdha në formacion për ndeshjen ndaj Kosovës, pasi përzgjedhësi Ran Ben Shimon ka vendosur të ndërhyjë pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve.
Sipas mediumit izraelit “Sport5”, Ben Shimon pritet të bëjë jo më pak se pesë ndryshime në 11-shen startuese që luajti në humbjen 3-0 ndaj Irlandës. Izraeli do të përballet me Kosovën të enjten në “Nagyerdei Stadion” të Debrecenit, në kërkim të pikëve të para në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
Ndryshimi më i madh pritet të jetë në portë, ku Daniel Peretz do të pushojë për shkak të rotacionit, ndërsa vendin e tij pritet ta marrë Omri Glazer.
01/10/2026 10:31- Kosova gati për Izraelin, Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit në Debrecen

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sonte stërvitjen zyrtare në “Nagyerdei Stadion” të Debrecenit, në prag të përballjes me Izraelin në Ligën e Kombeve.
Dardanët kanë kryer seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së tretë në Grupin B3, e cila zhvillohet të enjten, më 1 tetor.
Përballja mes Izraelit dhe Kosovës nis nga ora 20:45, ndërsa do të zhvillohet në “Nagyerdei Stadion” të Debrecenit.
01/10/2026 10:30- Çfarë deklaroi në konferencë për Kosovën përzgjedhësi i Izraelit?

Përzgjedhësi i Izraelit, Ran Ben Shimon, ka vlerësuar lart Kosovën para përballjes së së enjtes në Ligën e Kombeve.
Izraeli do të kërkojë pikët e para në këtë edicion të Ligës së Kombeve, kur të enjten nga ora 21:45 do të përballet me Kosovën në Debrecen të Hungarisë.
Pas humbjeve ndaj Austrisë dhe Irlandës, përfaqësuesja izraelite ndodhet nën presion për të marrë rezultat pozitiv, ndërsa Ben Shimon në konferencën për shtyp para ndeshjes ka folur edhe për kundërshtarin e radhës.
01/10/2026 10:30- Foda paralajmëron ndryshime ndaj Izraelit, flet edhe për gjendjen e Aro Muricit

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka paralajmëruar ndryshime në formacion për ndeshjen ndaj Izraelit, e cila zhvillohet të enjten në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kombeve.
Në konferencën për media të mbajtur në Debrecen të Hungarisë, Foda tha se do të ketë ndryshime nga ndeshja e fundit ndaj Austrisë, ndërsa theksoi se Kosova do të tentojë të paraqitet në nivelin që tregoi në fitoren ndaj Irlandës.
“Është një nga ndeshjet që do të bëjë ndryshime nga ndeshja paraprake. Do të provojmë të luajmë njëjtë si ndaj Irlandës. As ndaj Austrisë nuk jemi paraqitur shumë keq. Por e rëndësishme është të shfaqim lojën që kemi treguar ndaj Irlandës”, ka deklaruar Foda.
01/10/2026 10:29- Foda: Izraeli është ekip i mirë, pres ndeshje të fortë

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, e ka vlerësuar si të fortë përballjen me Izraelin, pavarësisht se kundërshtari i ka humbur dy ndeshjet e para në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
Kosova do të përballet me Izraelin të enjten në Debrecen të Hungarisë, në kuadër të xhiros së tretë të Ligës B. Dardanët kanë tri pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa Izraeli është ende pa pikë, pas humbjeve ndaj Austrisë dhe Irlandës.
Megjithatë, Foda nuk e sheh Izraelin përmes rezultateve të deritanishme dhe ka kërkuar përqendrim maksimal nga futbollistët e tij.
01/10/2026 10:29- Ilir Krasniqi para Izraelit: Kemi nevojë të përmirësohemi dhe të mësojmë nga ndeshja e kaluar

Mbrojtësi i Kosovës, Ilir Krasniqi, ka folur në konferencën për media para ndeshjes ndaj Izraelit, duke e vlerësuar kundërshtarin si një ekip të fortë dhe teknikisht të mirë.
Krasniqi theksoi se Izraeli është skuadër që di të luajë mirë në hapësira të ngushta, ndërsa shtoi se Dardanët i kanë analizuar pikat e forta të kundërshtarit dhe synojnë të jenë të përgatitur maksimalisht për sfidën e së enjtes.
“Fillimisht, nesër është ndeshje e vështirë, pasi Izraeli ka ekip të fortë dhe luan mirë teknikisht. Dinë të luajnë në hapësira të ngushta. I kemi parë pikat e forta dhe shpresojmë të qasemi mirë në fushë”, ka thënë Krasniqi.
01/10/2026 10:28- 12 ndeshje i pezulluar dhe jashtë listës së FIFA-s, gjyqtari i ndeshjes Izrael-Kosovë merr vëmendjen

Radu Petrescu është gjyqtari që UEFA ka përzgjedhur për të drejtuar ndeshjen ndërmjet Izraelit dhe Kosovës, e cila zhvillohet të enjten nga ora 20:45 në “Nagyerdei Stadium” të Debrecenit.
Gjyqtar rumun nuk është emër i panjohur në futbollin evropian. Petrescu është gjyqtar ndërkombëtar që nga viti 2012 dhe gjatë karrierës së tij ka drejtuar edhe ndeshje në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, delegimi i tij për një ndeshje të Ligës së Kombeve vjen në një periudhë jo fort të zakonshme për 43-vjeçarin.
01/10/2026 10:28- “Pa shenja presioni” – mediumi izraelit befasohet nga atmosfera te Kosova para ndeshjes

Atmosfera në kampin e Kosovës duket dukshëm më e qetë në prag të përballjes me Izraelin, e cila zhvillohet të enjten nga ora 20:45 në Debrecen të Hungarisë.
Derisa në kampin izraelit raportohet për presion të madh pas dy humbjeve radhazi, futbollistët e Kosovës kanë shfrytëzuar momentet e lira për t’u shkëputur nga rutina e grumbullimit.
Mediumi izraelit One ka publikuar fotografi nga qëndrimi i ekipit kosovar në Debrecen, ku lojtarët shihen duke shëtitur në qytet, duke pirë kafe dhe duke shijuar motin me diell.
01/10/2026 10:27- Kosova kërkon të këndellet ndaj Izraelit dhe të vazhdojë drejt objektivit

Kosova kërkon të këndellet dhe të vazhdojë drejt objektivit në Ligën e Kombeve, ndërsa sfida e radhës ndaj Izraelit në Debrecen të Hungarisë shihet si një moment i rëndësishëm për rrjedhën e mëtejme të kampanjës. Pas fitores 1-0 ndaj Irlandës në Prishtinë, Dardanët pësuan humbje 3-1 nga Austria në Vjenë dhe tani synojnë rikthimin te rezultatet pozitive.
Pas dy xhirove, Austria kryeson grupin me gjashtë pikë, ndërsa Kosova dhe Irlanda kanë nga tri pikë dhe Izraeli është pa pikë.
Objektivi i Kosovës mbetet vendi i dytë, që siguron vazhdimin e garës përmes play-off-it për promovim në Ligën A, por edhe vazo më të favorshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian.
01/10/2026 10:26- Ka luajtur në Izrael, Domgjoni analizon kundërshtarin e Kosovës: “Ndeshje që mund ta fitojmë”

Mbrojtësi nga Kosova, David Domgjoni, ka ndërtuar një karrierë të pasur ndërkombëtare, duke luajtur në kampionate të ndryshme, përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Turqinë, Zvicrën, Poloninë, Kazakistanin dhe Izraelin.
Aktualisht, ai është pjesë e klubit Kapaz në Azerbajxhan.
Domgjoni e njeh mirë futbollin izraelit, pasi ka qenë pjesë e Hapoel Jerusalem. Ai u largua nga Izraeli për shkak të situatës së luftës në vend, ndërsa përvoja e tij atje i ka dhënë mundësinë të njohë nga afër edhe futbollin dhe lojtarët izraelitë.
01/10/2026 10:26- “Koha të reflektojmë”, Baton Zabërgja thirrje yjeve të Kosovës para përballjes me Izraelin

Sulmuesi Baton Zabërgja thotë se Kombëtarja e Kosovës duhet të reflektojë para sfidës me Izraelin.
“Dardanët” duhet patjetër t’i marrin pikët e plota ndaj Izraelit, sidomos pas humbjes nga Austria nëse duan të mbesin në garë për promovim direkt në Ligën A.
Për faqen zyrtare të FFK-së, Zabërgja thotë se gjithçka po shkon mirë si dhe atmosfera në kamp është e shkëlqyer.
01/10/2026 10:25- “Momenti i duhur për t’u rikthyer te fitorja”, Milot Avdyli i sigurt në suksesin e Kosovës ndaj Izraelit

Kombëtarja e Kosovës e ka kryer edhe stërvitjen e radhës para përballjes me Izraelin.
Optimizmi te kampi dardan është i madh, me sulmuesin Milot Avdyli që thotë se gjithçka ka shkuar mirë dhe që janë plotësisht të gatshëm.
Ylli i Celjes për faqen zyrtare të FFK-së deklaroi se objektivi është fitorja dhe beson se ka ardhur koha që Kosova t’i merr pikët e plota.
01/10/2026 10:24- Kosova vazhdon me përgatitjet për Izraelin, Aro Muric stërvitet vetëm

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar me përgatitjet për përballjen ndaj Izraelit.
Në Debrecen, “Dardanët” kanë zhvilluar stërvitjen e radhës para sfidës që do të luhet të enjten në Hungari.
Përzgjedhësi Franco Foda ka punuar me të gjithë lojtarët që i ka pasur në dispozicion, përpos portierit Arijanet Muric, i cili ka zhvilluar stërvitje të lehtë pas lëndimit që pësoi me Austrinë.
01/10/2026 10:24- “Ku janë legjionarët që luajnë në Evropë?” – kritika të forta në Izrael para Kosovës

Kritikat në mediat izraelite ndaj kombëtares dhe futbollistëve që luajnë në klubet e njohura evropiane kanë ardhur në një moment delikat, vetëm pak ditë para përballjes me Kosovën në Ligën e Kombeve.
Pas humbjes së rëndë 3-0 ndaj Irlandës, mediumi izraelit “Ynet” ka ngritur pikëpyetje se pse cilësia e disa prej legjionarëve nuk po reflektohet me fanellën e kombëtares.
Në shkrimin me titull “Ku janë legjionarët?”, Ynet vë në pah disa prej futbollistëve që po luajnë në kampionate të njohura.
01/10/2026 10:23- Rikthehet deklarata e bujshme kur ylli i Izraelit e krahasonte fushën në “Fadil Vokrri” me “stallë derrash”

Para përballjes së radhës mes Kosovës dhe Izraelit, vëmendja është rikthyer te ndeshja e fundit mes dy kombëtareve, e zhvilluar në “Fadil Vokrri” më 12 nëntor 2023.
Kosova e kishte fituar atë takim me rezultat 1-0, ndërsa pas ndeshjes bujë të madhe kishte bërë deklarata e sulmuesit të njohur izraelit, Eran Zahavi, për gjendjen e fushës.
Zahavi, i cili ishte paraqitur për 90 minuta në atë sfidë, kishte kritikuar ashpër terrenin në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke bërë një krahasim të fortë.
01/10/2026 10:23- Goditje për Kosovën para Izraelit, Hajdari largohet nga grumbullimi, Avdullahu lirohet përkohësisht

Albian Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të Kosovës për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, ndaj Izraelit dhe Austrisë.
FFK ka njoftuar se mbrojtësi është larguar nga grumbullimi i “Dardanëve” në Debrecen, pasi është konstatuar se nuk do të arrijë të rikuperohet në kohë nga lëndimi.
Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta rikuperuar futbollistin, Hajdari nuk do të jetë i gatshëm për përzgjedhësin Franco Foda në këto dy përballje.
01/10/2026 10:22- Kosova ka një histori në favor, Izraeli vjen me probleme – çfarë i pret “Dardanët” në Debrecen

Kosova dhe Izraeli do të përballen sërish më 1 tetor në Debrecen, në kuadër të Ligës së Kombeve, në një ndeshje që vjen pothuajse tri vite pas duelit të fundit mes tyre. Dhe nëse shikohet historia direkte, “Dardanët” kanë arsye për të hyrë në këtë përballje me besim.
Dy kombëtaret janë takuar vetëm dy herë deri më tani. Në mars të vitit 2023, ndeshja në Tel Aviv përfundoi 1-1, ndërsa në nëntor të po atij viti Kosova fitoi 1-0 në “Fadil Vokrri”. Pra, Izraeli ende nuk e ka mposhtur Kosovën në një ndeshje zyrtare: një fitore për Kosovën, një barazim dhe asnjë humbje.
Kosova vjen pas fitores minimale 1-0 ndaj Irlandës dhe disfatës 3-1 nga Austria, ndërsa Izraeli ka humbur të dy ndeshjet e para – 3-1 ndaj Austrisë dhe 3-0 ndaj Irlandës.
01/10/2026 10:21- Nga 180 minuta deri në vetëm 3 – ja sa kanë luajtur lojtarët e Kosovës dhe ku mund të priten ndryshimet

Kosova ka zhvilluar dy ndeshjet e para të këtij cikli të Ligës së Kombeve në vetëm tri ditë, fillimisht duke mposhtur Irlandën 1-0 dhe më pas duke u përballur me Austrinë, ku pësoi humbje 3-1.
Tashmë, vetëm pak ditë para sfidës së radhës ndaj Izraelit në Debrecen, një prej çështjeve që mund të ndikojë në formacionin e Franco Fodës është edhe ngarkesa fizike e lojtarëve.
Katër futbollistë kanë zhvilluar nga 180 minuta në dy ndeshjet e para. Bëhet fjalë për Lumbardh Dellovën, Ilir Krasniqin, Mërgim Vojvodën dhe Leon Avdullahun.
01/10/2026 10:20- Mediat izraelite zbulojnë vendimin për përzgjedhësin Shimonin, Kosova shihet si “shpëtimi” i kampanjës për Izraelin

Pavarësisht humbjes së rëndë 3-0 ndaj Irlandës, Ran Ben Shimon do të vazhdojë të jetë përzgjedhës i Izraelit. Mediat izraelite raportojnë se drejtuesit e Federatës së Futbollit të Izraelit nuk kanë ndërmend ta ndryshojnë atë dhe presin që ai ta drejtojë ekipin edhe në vazhdim të kampanjës së Ligës së Kombeve.
Mediumi Israel Hayom raporton se drejtuesit e federatës kanë vendosur që Ben Shimon ta përfundojë kampanjën aktuale dhe se pozita e tij nuk është vënë në diskutim pas humbjes ndaj Irlandës.
Sipas mediumit izraelit, plani është që ai të vazhdojë të jetë në krye të kombëtares edhe në kualifikimet për Euro 2028, përveç nëse situata sportive përkeqësohet ndjeshëm.
01/10/2026 10:20- Mes kritikave për shkarkim dhe dy humbjeve radhazi – përzgjedhësi i Izraelit kërkon reagim ndaj Kosovës

Kosova do të përballet me Izraelin të enjten në Debrecen të Hungarisë, vetëm pak ditë pas humbjes së rëndë 3-0 ndaj Irlandës në Ligën e Kombeve. Pas kësaj disfate, përzgjedhësi Ran Ben Shimon pranoi se skuadra e tij zhvilloi një paraqitje shumë të dobët.
“E nisëm ndeshjen në një mënyrë të turpshme, ishte thjesht e turpshme. U ndjeva i turpëruar”, deklaroi Shimon, duke kërkuar falje për tifozët pas paraqitjes së dobët të ekipit.
Shimon pranoi gjithashtu se skuadra nuk ishte përgatitur siç duhet për sfidën me Irlandën. “Mendojmë se e përgatitëm mirë ekipin, me sa duket jo, me të vërtetë nuk e përgatitëm mirë ekipin”, tha ai.
01/10/2026 10:19- Milot Rashica, njeriu vendimtar i Kosovës në dy përballjet e fundit me Izraelin

Milot Rashica ka qenë protagonist i dy përballjeve të fundit të Kosovës ndaj Izraelit dhe të enjten do të kërkojë ta vazhdojë historinë e tij të veçantë kundër kësaj përfaqësueseje.
Kosova dhe Izraeli do të takohen sërish, këtë herë në Debrecen të Hungarisë, në kuadër të Ligës së Kombeve B, ndërsa Rashica është një nga lojtarët që ka lënë gjurmë në dy përballjet e mëparshme.
Përballja e parë mes dy skuadrave u zhvillua më 25 mars 2023 në Tel Aviv dhe përfundoi 1-1. Rashica e luajti të gjithë ndeshjen dhe ishte i përfshirë drejtpërdrejt në golin e Kosovës.
01/10/2026 10:18- Dy përballje, katër pikë për Kosovën – Dardanët rikthehen ndaj Izraelit pas gati tre vitesh

Kosova dhe Izraeli do të përballen sërish të enjten, këtë herë në kuadër të Ligës së Kombeve B.
Ndeshja e tretë e grupit do të zhvillohet në Debrecen të Hungarisë, ku Izraeli i zhvillon ndeshjet si vendas. Për Dardanët, kjo do të jetë përballja e parë me Izraelin pas gati tre vitesh.
Dy kombëtaret janë takuar më herët vetëm dy herë dhe të dyja ndeshjet u zhvilluan në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024. Kosova doli pa humbje nga këto dy përballje, duke marrë katër pikë – një fitore dhe një barazim.
01/10/2026 10:18- “E lëmë anash përballjen me Austrinë, duhet fitore ndaj Izraelit”, Valmir Matoshi optimist për këndelljen e “Dardanëve”

Mesfushori Valmir Matoshi thotë se Kombëtarja e Kosovës duhet të fitojë me çdo kusht ndaj Austrisë, ndërsa e ka lënë anash humbjen me Austrinë.
Matoshi hyri si zëvendësues në pjesën e dytë ndaj Austrisë, ku edhe fitoi një penallti – të cilën më pas e konkretizoi Edon Zhegrova.
Për faqen zyrtare të FFK-së, ylli i Sturm Graz ka komentuar humbjen ndaj Austrisë si dhe shtoi se tani duhet t’i marrin pikët e plota me Izraelin.
01/10/2026 10:17- “Kemi cilësi për t’i mposhtur të gjithë”, Amir Shaipi kërkon reagim ndaj Izraelit

Portieri Amir Shaipi thotë se Kosova duhet të tregojë kualitetin në përballjen ndaj Izraelit.
Pas humbjes nga Austria, “Dardanët” do të përballen me Izraelin, ndërsa fitorja është e domosdoshme.
Për faqen zyrtare të FFK-së, Shaipi komentoi gabimet e bëra ndaj Austrisë si dhe kërkoi nga lojtarët që të këndellen për t’i marrë pikët e plota ndaj izraelitëve.
01/10/2026 10:16- Kosova rikthehet në stërvitje, fokusohet te Izraeli

Kombëtarja e Kosovës është rikthyer stërvitjeve për përballjen me Izraelin.
“Dardanët” duhet ta harrojnë sa më shpejtë humbjen nga Austria, ngase nevojiten pikët e plota në Hungari të enjten.
FFK-ja ka njoftuar se tashmë lojtarët janë rikthyer në stërvitje. Përndryshe, lojtarët që ishin titullarë si zakonisht iu nënshtruan programit të rigjenerimit.