KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Qëndroi në duar përfshirë nga flakët, slloveni hyn në Guinness

Qëndroi në duar përfshirë nga flakët, slloveni hyn në Guinness

Gjimnasti nga Sllovenia, Filip Kržišnik, ka vendosur një rekord Guinness duke qëndruar 47 sekonda në duar, ndërsa trupi i tij ishte përfshirë nga flakët.

35-vjeçari realizoi sfidën në Vjenë të Austrisë, duke vendosur rekordin për qëndrimin më të gjatë në pozicionin e duarve me gjithë trupin në flakë.

“Nuk arrita të gjeja një mënyrë më të mirë për t’u ngrohur”, u shpreh me humor Kržišnik për Guinness World Records.

I stërvitur si gjimnast dhe me përvojë si koordinator i skenave të rrezikshme në filma, Kržišnik është personi i parë që mban këtë rekord.

“Do të isha i kënaqur edhe me 45 sekonda, por do të ndihesha edhe më mirë nëse do të arrija 60 sekonda”, tha ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.