Arsenali po monitoron nga afër situatën e Florian Wirtzit, i cili raportohet se po shqyrton mundësinë e largimit nga Liverpooli pas vështirësive për t’u përshtatur që nga transferimi i tij te “Të Kuqtë”.
Sipas Sport Bild, klubi londinez po e vlerëson situatën e yllit gjerman, ndërsa drejtuesit e Arsenalit e shohin Wirtzin si një futbollist që mund ta përforcojë rotacionin në repartin ofensiv.
Wirtz iu bashkua Liverpoolit në korrik të vitit 2025 për rreth 134 milionë euro, duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2030. Megjithatë, paraqitjet e tij në “Anfield” nuk kanë qenë në nivelin e pritshmërive dhe tashmë po raportohet për mundësinë e një largimi në të ardhmen.
Sipas raportimit, Liverpooli nuk është i gatshëm ta lejojë largimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa për një transferim të mundshëm në verën e vitit 2027 klubi anglez pritet të kërkojë një shumë mbi investimin fillestar prej 134 milionë eurosh.
Situata e Wirtz po monitorohet edhe nga Chelsea, ndërsa Bayern Munichu gjithashtu është i gatshëm të plotësojë kërkesat financiare të Liverpoolit për ta rikthyer mesfushorin ofensiv në Bundesliga.
Për Arsenalin, transferimi i 23-vjeçarit do të ishte një mundësi për të shtuar cilësi dhe fleksibilitet në fazën ofensive. Wirtz mund të përdoret si mesfushor ofensiv, por edhe në krahun e djathtë, duke i dhënë trajnerit më shumë alternativa në formacion.
Wirtz ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2030, por raportimet për interesimin e Arsenalit, Chelseat dhe Bayern Munichut mund ta bëjnë verën e vitit 2027 një periudhë vendimtare për të ardhmen e tij./Telegrafi/