Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për sot Shqipëria do të ndikohet nga të njëjtat kushte atmosferike.
SHMU njofton se moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin në relievet kodrinore – malore vranësira të pakta kalimtare kryesisht në orët e mesditës.
Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare në veriperëndim, luginave dhe maleve era pritet të fitojë shpejtësi deri në 16m/s.
Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë. /Telegrafi/

