NATO-ja është e gatshme, por nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë nga Rusia.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se aktualisht nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak ndaj territorit të Aleancës, por theksoi se NATO-ja është e gatshme të përgjigjet nëse një kërcënim i tillë shfaqet.
Rutte i bëri komentet të mërkurën në samitin Euronews për mbrojtjen dhe hapësirën në Bruksel, në një kohë kur janë shtuar tensionet për shkak të paralajmërimeve të Moskës lidhur me Kaliningradin, enklavën ruse të militarizuar në Detin Baltik, mes Polonisë dhe Lituanisë.
“Ndërpritni kërcënimet bërthamore”, u shpreh ai, duke theksuar se NATO-ja është një aleancë mbrojtëse. Ai përsëriti gjithashtu thirrjen drejtuar Rusisë që t’i japë fund luftës në Ukrainë.
Lideri i aleancës më të fuqishme ushtarake në botë bëri thirrje për një reagim të matur ndaj sjelljes së Rusisë dhe aktiviteteve të saj hibride në të gjithë Evropën.
Samiti në Bruksel mblodhi zyrtarë të lartë politikë dhe ushtarakë evropianë e transatlantikë, si dhe përfaqësues të industrisë së mbrojtjes. /Telegrafi/