KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Banorët kërkojnë intervenim të shpejtë në rrugën “Bastri e Ali Hyseni” në Vushtrri

Banorët kërkojnë intervenim të shpejtë në rrugën “Bastri e Ali Hyseni” në Vushtrri

Banorët e rrugës “Bastri e Ali Hyseni” në Vushtrri kanë kërkuar intervenim të shpejtë nga Komuna, pasi rruga prej ditësh është e bllokuar dhe qarkullimi me vetura është i pamundur.

Sipas pamjeve të publikuara nga faqja “Fshatrat e Vushtrrisë”, gjendja e rrugës po u shkakton vështirësi banorëve të kësaj zone.

Në një video të dërguar nga qytetarët shihet rruga e bllokuar, ndërsa banorët kërkojnë nga Komuna e Vushtrrisë që të ndërhyjë sa më shpejt dhe të gjejë një zgjidhje për këtë problem.

Qytetarët kanë shpresuar që shqetësimi i tyre të merret parasysh dhe rruga të lirohet sa më shpejt, në mënyrë që të rikthehet qarkullimi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.