Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se kanë nisur punimet për ndërtimin, rregullimin dhe asfaltimin e rrugëve në fshatin Vllahi.
Sipas njoftimit të komunës, punimet po realizohen nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, ndërsa projekti parasheh rregullimin dhe asfaltimin e rreth 2.5 kilometrave rrugë.
Nga komuna është bërë e ditur se qëllimi i projektit është përmirësimi i infrastrukturës rrugore në këtë fshat dhe krijimi i kushteve më të mira për qarkullimin e banorëve.
Punimet pritet të kontribuojnë në përmirësimin e qasjes dhe lëvizjes së banorëve në rrugët e përfshira në projekt. /Telegrafi/