Las Vegasi po hyn në një fazë të re të transportit urban me nisjen e shërbimit të robotaksive të Waymo.
Automjetet autonome mund të porositen përmes aplikacionit të kompanisë dhe operojnë pa pasur nevojë për një shofer njerëzor.
Flota përfshin modele Jaguar I-Pace, ndërsa shumica e automjeteve pritet të jenë modeli Ojai, i prodhuar nga Zeekr.
Fillimisht, shërbimi do të mbulojë vetëm disa zona.
Sipas Waymo, më shumë se 100 mijë persona kanë shprehur interes për shërbimin përpara nisjes në Las Vegas.
Kompania thotë se ka analizuar për muaj me radhë rrugët e qytetit për të përgatitur automjetet autonome për kushtet e veçanta të trafikut.
Me këtë shërbim, Waymo synon të ofrojë një alternativë të re dhe elektrike për transportin e banorëve dhe turistëve në qytetin e njohur për jetën e tij të natës. /Telegrafi/