KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar se sot, më 30 shtator 2026, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët në rrugët “Bajram Curri” dhe “Nuhi Berisha” në Ferizaj.
Sipas njoftimit, ndërprerja ka filluar nga ora 09:00 dhe është bërë për shkak të vazhdimit të punimeve në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.
KRU “Bifurkacioni” ka bërë të ditur se furnizimi me ujë në këto dy rrugë pritet të rikthehet nga ora 16:00.
Punime për ndërrimin e ujëmatësve gjatë ditës së sotme do të zhvillohen edhe në fshatin Sazli.
KRU “Bifurkacioni” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin. /Telegrafi/