KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Rifillon finalja Trepça – Bashkimi, ‘Minatorët’ e mbyllin në epërsi pjesën e parë

Rifillon finalja Trepça – Bashkimi, ‘Minatorët’ e mbyllin në epërsi pjesën e parë

Ka rifilluar finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll mes Trepçës dhe Bashkimit, e cila u ndërpre përkohësisht pas incidenteve të krijuara në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.

Pas vendimit për zbrazjen e palestrës dhe krijimit të kushteve për vazhdimin e takimit, të dyja skuadrat janë rikthyer në parket, ndërsa ndeshja ka vazhduar aty ku ishte ndërprerë.

Trepça e mbylli çerekun e parë me epërsi 24-22, ndërsa në çerekun e dytë mitrovicasit ishin sërish më të mirë, duke fituar këtë periudhë 22-18.

Kështu, Trepça shkoi në pushim me epërsi prej gjashtë pikësh, 46-40.

Finalja tashmë ka rifilluar, ndërsa Trepça po kërkon ta ruajë avantazhin dhe të afrohet drejt trofeut të Superkupës, kurse Bashkimi synon përmbysjen në pjesën e dytë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.