Pio Esposito e ka shijuar në maksimum golin e tij të parë me fanellën e Italisë, të shënuar në fitoren ndaj Turqisë, duke ia dedikuar atë gjyshes së tij, e cila po kalon një periudhë të vështirë.
Pas përfundimit të ndeshjes, sulmuesi i Interit foli për emocionet e veçanta që përjetoi, duke treguar se dëshironte ta shënonte golin pikërisht për t’ia dedikuar gjyshes së tij.
“Dua shumë t’ia dedikoj golin gjyshes sime, e cila po kalon ditë aspak të lehta. Doja ta shënoja këtë gol për t’ia dedikuar asaj”, deklaroi Esposito.
Sulmuesi italian foli edhe për momentin e veçantë që ndau në fushë me vëllain e tij, Sebastianon.
“Ma kujtoi debutimin tim. U përpoqa të mos e ngarkoja me presion të tepërt. Shpresoj që ta ketë shijuar në maksimum dhe që të kemi mundësi të luajmë së bashku edhe shumë herë të tjera”, shtoi ai.
Esposito theksoi gjithashtu dëshirën dhe entuziazmin me të cilin Italia e zhvilloi përballjen ndaj Turqisë.
“Kishim shumë dëshirë dhe entuziazëm, gjëra që janë të nevojshme kur vesh këtë fanellë. Në futboll, jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu siç dëshiron, por është e rëndësishme të kesh gjithmonë qëndrimin e duhur. Sot u argëtuam dhe mendoj se kjo u pa në fushë”, përfundoi Pio Esposito. /Telegrafi/