Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Skenderaj do të nisë nga 1 tetori ofrimin e dy shërbimeve të reja shëndetësore.
Sipas njoftimit të QKMF-së, qytetarët do të kenë në dispozicion shërbimin e Gjinekologjisë, për vizita ambulantore, si dhe shërbimin e D.A.T. (Pulmologji), për shërbime specialistike përkatëse.
Nga QKMF Skenderaj kanë bërë të ditur se me zgjerimin e këtyre shërbimeve synohet lehtësimi i qasjes së qytetarëve në kujdesin shëndetësor.
Shërbimet e reja do të jenë në dispozicion të qytetarëve nga 1 tetori 2026. /Telegrafi/