KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Përplasje e madhe mes FIFA-s dhe UEFA-s, akuzat për Infantinon marrin kthesë të re

Përplasje e madhe mes FIFA-s dhe UEFA-s, akuzat për Infantinon marrin kthesë të re

FIFA ka ndërmarrë një sulm të ashpër ndaj UEFA-s, duke e akuzuar organizatën evropiane për zhvillimin e një “fushate dezinformimi” kundër presidentit Gianni Infantino.

Përplasja lidhet me planin tashmë të braktisur të FIFA Forward Enterprise (FFE), përmes të cilit ishte propozuar krijimi i një kompanie të re që do të lejonte investitorët privatë të merrnin pjesë në të drejtat komerciale të Kupës së Botës dhe garave të tjera të FIFA-s. Plani u tërhoq pas reagimeve të shumta kundërshtuese.

UEFA, ndërkohë, ka kërkuar nga një gjykatë federale në SHBA qasje në dokumente dhe dëshmi që synon t’i përdorë në kuadër të një rasti të mundshëm penal në Zvicër ndaj Infantinos.

UEFA ka pretenduar se procesi rreth FFE-së mund të ketë përfshirë keqmenaxhim kriminal dhe se vendimi për strukturën e planit është marrë pa konsultime të mjaftueshme me organet përkatëse të FIFA-s.

Në përgjigjen e saj në gjykatë, FIFA i ka hedhur poshtë këto pretendime dhe ka akuzuar UEFA-n se po përdor procedurat ligjore për ta dëmtuar Infantino-n.

“Me asnjë bazë, UEFA sugjeron se zoti Infantino ka kërkuar të përfitojë personalisht nga propozimi i FFE-së”, thuhet në dokumentin e FIFA-s.

Avokatët e FIFA-s kanë pretenduar gjithashtu se UEFA po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s, të cilat pritet të zhvillohen në mars të vitit të ardhshëm.

“Gjykata duhet të refuzojë çdo përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s mbi këto baza”, thuhet më tej në dokument./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.