Stafit të Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës i janë bashkuar tetë profesionistë të rinj shëndetësorë.
Sipas njoftimit të këtij spitali, ekipit i janë bashkuar profesionistë nga fusha të ndryshme të shërbimeve shëndetësore.
Në mesin e të angazhuarve të rinj janë Elza Cërmjani, logopede; Rina Shehu, bachelor në anestezion; Marigona Bardhi, bachelor në radiologji; si dhe Klaudia Berisha Lucaj, Ardi Ajdini dhe Alban Avdyli, bachelorë në infermieri.
Pjesë e stafit të ri janë edhe Donjeta Delija dhe Luana Shabanaj, të cilat janë infermiere të përgjithshme.
Nga Spitali i Gjakovës u kanë uruar mirëseardhje profesionistëve të rinj, duke theksuar se ata do të kontribuojnë në shërbim të pacientëve. /Telegrafi/