KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Vazhdon zëvendësimi i rrjetit të ujësjellësit në tri rrugë në Kaçanik

Vazhdon zëvendësimi i rrjetit të ujësjellësit në tri rrugë në Kaçanik

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar se do të vazhdojë punimet për zëvendësimin e gypit të vjetër të rrjetit kryesor të ujësjellësit në tri rrugë të Komunës së Kaçanikut.

Punimet po zhvillohen në rrugët “Vëllezërit Çaka”, “Izair Troni” dhe “Ilir Zharku”.

Sipas KRU “Bifurkacioni”, për shkak të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë gjatë ditëve në vijim.

Kompania ka bërë të ditur se zëvendësimi i rrjetit ekzistues me gyp të ri synon përmirësimin e cilësisë, sigurisë dhe vazhdimësisë së furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët e këtyre zonave.

KRU “Bifurkacioni” u ka kërkuar konsumatorëve mirëkuptim dhe durim gjatë realizimit të punimeve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.