KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

MBPEU: Më 30 shtator është afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për mbështetje financiare të bujqve

MBPEU: Më 30 shtator është afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për mbështetje financiare të bujqve

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në RMV u kujton bujqve se afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për mbështetje financiare nga Programi i Mbështetjes Financiare në Bujqësi për vitin 2026 është 30 shtatori 2026.

Kërkesat dorëzohen elektronikisht përmes sistemit në faqen e internetit të Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Bujqit mund ta dorëzojnë kërkesën në mënyrë të pavarur ose të kërkojnë ndihmë nga njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Për informacion dhe përdorim më të lehtë të sistemit elektronik, është përgatitur një Udhëzues për Pagesat Direkte në Bujqësi për vitin 2026, i cili shpjegon masat, kushtet, shumën e mbështetjes, detyrimet e nevojshme dhe procedurën për dorëzimin dhe monitorimin e kërkesave.

“Bujqit mund të dorëzojnë kërkesa për subvencione për vitin 2026 deri më 30 shtator. Udhëzuesi me masat, kushtet dhe procedurën e aplikimit është i disponueshëm në njoftim, ndërsa ndihmë mund të merret edhe në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave”, shkuan ministri i MBPU-së, Borçe Serafimovski./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.