Gazetari Blendi Fevziu ka takuar në Shqipëri një grua për të cilën pretendohet se është personi më i moshuar në botë, me 117 vjet e 39 ditë jetë.
Fevziu ka publikuar pamje nga takimi, ndërsa ka prezantuar edhe dokumentet që, sipas tij, dëshmojnë moshën e gruas në fjalë.
Sipas të dhënave të paraqitura, Qamile Marra ka lindur 117 vjet e 39 ditë më parë, çka do ta bënte atë personin më të moshuar që jeton aktualisht në botë, nëse të dhënat konfirmohen edhe nga organizatat ndërkombëtare që verifikojnë rekordet e jetëgjatësisë.
Gazetari shqiptar ka sjellë nga afër historinë e 117-vjeçares, duke publikuar edhe pamje të dokumenteve që tregojnë të dhënat e saj personale dhe datëlindjen.
Megjithatë, njohja e saj si personi më i moshuar në botë kërkon një proces të veçantë të verifikimit të moshës dhe dokumentacionit nga organizatat ndërkombëtare që merren me rekordet e jetëgjatësisë.
Nëse dokumentacioni i prezantuar konfirmohet sipas këtyre standardeve, Qamile Marra mund të njihet zyrtarisht si personi më i moshuar në botë./Telegrafi/