KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Ndërpritet furnizimi me ujë në një pjesë të Studimes në Vushtrri

Ndërpritet furnizimi me ujë në një pjesë të Studimes në Vushtrri

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar konsumatorët në Vushtrri se një pjesë e fshatit Studime do të mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm për shkak të dislokimit të një gypi me diametër Ø300 mm.

Sipas njoftimit, ndërprerja e furnizimit do të nisë më 29 shtator 2026, nga ora 22:00, ndërsa punimet për dislokimin e gypit do të fillojnë më 30 shtator, nga ora 16:00.

Ujësjellësi ka bërë të ditur se furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve.

Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kohës së realizimit të punimeve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.