KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Macron paralajmëron Evropën kundër rikthimit të nacionalizmit: Duhet të rimarrim guximin e themeluesve

Macron paralajmëron Evropën kundër rikthimit të nacionalizmit: Duhet të rimarrim guximin e themeluesve

Presidenti francez Emmanuel Macron u ka bërë thirrje evropianëve që t’i rezistojnë asaj që e cilësoi si “rikthim të nacionalizmave”, duke kërkuar një angazhim të ri për një Evropë të bashkuar, demokratike dhe të pavarur.

Duke folur në Metz, gjatë vizitës së Papa Leo XIV në Francë, Macron tha se Evropa duhet të vazhdojë të jetë një forcë për paqen, pavarësinë dhe demokracinë.

Sipas tij, kontinenti nuk duhet të mbyllet në vetvete dhe as të lejojë që urrejtja ndaj të tjerëve të përcaktojë të ardhmen e tij, transmeton Telegrafi.

Macron u bëri thirrje evropianëve të “rizbulojnë guximin” e themeluesve të projektit evropian dhe të mbrojnë një Evropë të bashkuar, demokratike dhe të aftë të vendosë për të ardhmen e saj.

Takimi në Metz u përqendrua te integrimi evropian, paqja dhe sfidat me të cilat përballet kontinenti, ndërsa presidenti francez e paraqiti bashkimin evropian si një nga shtyllat kryesore për ruajtjen e paqes dhe demokracisë. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.