Disa pamje të publikuara nga mediat e huaja thuhet se tregojnë momentin kur familjet nepaleze ikin për të shpëtuar jetën e tyre, ndërsa rrëshqitja e dheut rrëmben shtëpitë – disa javë pas përmbytjes së ‘cunamit’ që vrau 1,400 persona.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në disa prej tyre shihet kur një familje bërtiste nga tmerri ndërsa toka poshtë shtëpisë së tyre u fundos me shpejtësi.
Pemët dhe ndërtesat ranë poshtë, ndërsa familja nuk mund të bënte më shumë sesa të shikonte.
Por toka vazhdoi të shembej, duke e detyruar familjen të largohej nga zona e afërt. Të rriturit mbanin fëmijë të vegjël që qanin nga paniku.
Ndërkohë, pamje të tjera tregojnë njerëz që bërtisnin nga tmerri ndërsa një shtëpi e tërë u shemb nga uji i rrëmbyeshëm i përmbytjes.
Pasi u lëkund në buzë të lumit, ajo u shemb shpejt.
Rrëshqitjet e fundit janë shkaktuar nga shirat dhe stuhitë e rrëmbyeshme, duke rezultuar në vdekjen e 56 personave në Indi, ndërsa në Nepal, 14 kanë vdekur dhe 11 të tjerë janë të zhdukur. /Telegrafi/