KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Hakerët godasin Bitget, zhduken qindra milionë dollarë në kriptomonedha

Hakerët godasin Bitget, zhduken qindra milionë dollarë në kriptomonedha

Hakerë të lidhur dyshohet se me Korenë e Veriut kanë vjedhur rreth 387.5 milionë dollarë në kriptomonedha nga bursa globale Bitget, në atë që raportohet si vjedhja më e madhe e kriptomonedhave këtë vit.

Bitget zbuloi transferta të paautorizuara nga disa prej kuletave të saj online.

Kompania tha se kuletat e saj më të izoluara, të njohura si “cold wallets”, nuk u prekën.

Sipas CEO-s Gracy Chen, adresat IP të identifikuara gjatë sulmit përputheshin me përdorimin e VPN-ve të një grupi të lidhur me Korenë e Veriut.

Raportohet se hakerët depërtuan në një sistem të brendshëm dhe futën të dhëna të rreme që i bënë transfertat mashtruese të dukeshin si transaksione të ligjshme.

Bitget tha se fondi i saj i mbrojtjes së përdoruesve, me vlerë mbi 464 milionë dollarë, është i mjaftueshëm për të mbuluar humbjen.

Bilancet e klientëve nuk janë prekur, ndërsa kompania po rikthen gradualisht tërheqjet.

Ndryshe, hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me autoritetet dhe kompanitë e sigurisë kibernetike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.