Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar se sot do të nisë punimet për zëvendësimin e gypit të vjetër të rrjetit kryesor të ujësjellësit në tri rrugë të Komunës së Kaçanikut.
Sipas njoftimit, punimet do të zhvillohen në rrugët “Vëllezërit Çaka”, “Izair Troni” dhe “Ilir Zharku”.
Për shkak të punimeve, gjatë ditëve në vijim mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë për konsumatorët e këtyre zonave.
KRU “Bifurkacioni” ka bërë të ditur se zëvendësimi i rrjetit ekzistues me gyp të ri synon përmirësimin e cilësisë, sigurisë dhe vazhdimësisë së furnizimit me ujë të pijshëm.
Sipas kompanisë, furnizimi me ujë për këto rrugë pritet të rikthehet sot rreth orës 17:00.
KRU “Bifurkacioni” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin, durimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të punimeve.