KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Tym i zi nga termocentralet, Kica-Xhelili: Nuk na duhet gazi, kemi helm mjaftueshëm

Tym i zi nga termocentralet, Kica-Xhelili: Nuk na duhet gazi, kemi helm mjaftueshëm

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, përmes të cilit ka kritikuar zhvillimet politike dhe qasjen ndaj çështjeve që lidhen me energjinë, shëndetësinë dhe bashkëpunimin politik.

Kica-Xhelili ka shkruar se Kosovës nuk i duhen “gazi, as termocentralet e reja”, duke shtuar se vendi ka “helm mjaftueshëm”.

Ajo ka kritikuar gjithashtu mungesën e bashkëpunimit dhe kompromisit për zgjedhjen e presidentit, duke thënë se “kemi ego mjaftueshëm”.

Në reagimin e saj, deputetja ka përmendur edhe gjendjen në shëndetësi, duke ironizuar me shprehjen se “shëndeti është luks”.

Në fund, Kica-Xhelili ka kritikuar përqendrimin në “inatet politike”, duke e lidhur atë me mungesën e vëmendjes ndaj, siç e quan ajo, “luftimit të helmit”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.