KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Komediania britanike në “SNL” tallet me Ed Sheeran, e përshkruan si një kukull që të tjerët e drejtojnë

Komediania britanike në “SNL” tallet me Ed Sheeran, e përshkruan si një kukull që të tjerët e drejtojnë

Në paraqitjen debutuese në versionin britanik të SNL më 26 shtator, komediana britanike, Amelia Dimoldenberg, kritikoi ashpër Ed Sheeran për polemikat rreth Macklemore.

Në monologun e saj hapës, prezantuesja e serialit ‘Chicken Shop Date’ foli për udhëtimin drejt shfaqjes së skeçeve të vona të natës dhe njerëzit e famshëm që intervistoi.

Dimoldenberg tha se është jashtëzakonisht e privilegjuar që ka arritur në atë pozicion.

Foto: YouTube

Më pas ajo përmendi Idris Elbën e Cherin dhe shtoi: “Dhe madje edhe kukullën me flokë të kuqe të famshme botërore me një dorë në prapanicë që i tregonte se çfarë të thoshte”.

Një foto e saj dhe Elmos u shfaq fillimisht në ekran, pas së cilës ajo tha: “Jo, ai tjetri”, dhe më pas u shfaq një foto me Ed Sheeran.

Sheeran ka qenë në qendër të vëmendjes javët e fundit pasi Macklemore njoftoi se ishte përjashtuar nga turneu i tij për shkak të komenteve pro-palestineze në një shfaqje të mëparshme.

Macklemore deklaroi se Robert Kraft, CEO i Kraft Group dhe pronar i Gillette Stadium, e telefonoi personalisht Sheeran për t’i thënë se nuk do të lejohej të performonte në stadium.

– YouTube www.youtube.com

Sheeran më pas deklaroi se nuk do të hynte në një diskutim publik rreth luftës në Gaza dhe se largimi i Macklemore ishte vendim i organizatorit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.