Ndihmëstrajneri i Franco Fodas, Atdhe Nuhiu ka sqaruar se ka qenë vendim taktik i përzgjedhësit gjerman për ta lënë në stol Edon Zhegrovën.
Zhegrova dhuroi paraqitje të mirë me Irlandën, por kësaj radhe është në stol në përballjen ndaj austriakëve.
Për “KlanKosova”, Nuhiu komentoi mungesën e Albian Hajdarit ndërsa për Zhegrovën shtoi se do ta dëshmojë vetën kur të hyjë në fushë gjatë pjesës së dytë.
“Mungesë e madhe është Albian Hajdari, mirëpo ne besojmë tek secili lojtarë. Tashmë i ka ardhur radha Ronit për ta dëshmuar vetën dhe nuk kam asnjë dyshim që do ta bëjë më të mirën”.
“Edon Zhegrova? Ka ndjerë lodhje sepse ka luajtur titullar pas një kohe të gjatë. Ka qenë fantastik me Irlandën. Kemi biseduar me të dhe jemi marrë vesh se do të provojë ta bëjë dallimin kur të hyjë si zëvendësues në pjesën e dytë”.
Ai në fund nënvizoi se objektivi i Kosovës është fitorja, por do të ishin të kënaqur edhe me barazim.
“Na shkojmë secilën lojë për fitore, ajo është mentaliteti ynë. Varet si shkon loja, por edhe një pikë do të ishte mirë. Kuptohet, synimi është fitorja”.
Kujtojmë, përballja do të nisë nga ora 18:00./Telegrafi/